”Fshesa” e madhe te Milani, Tare ia “tregon derën” tre futbollistë që nuk bindën

17:56 | 28 Qershor 2025

Igli Tare e ka nisur me seriozitet punën te skuadra e Milanit.

Kuqezinjët sot përmes faqes zyrtare kanë njoftuar largimin e tre futbollistëve që nuk bindën në sezonin e fundit, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi portugez, Joao Felix erdhi si huazim nga Chelsea në muajin janar, por ishte larg pritshmërive, duke shënuar vetëm tre gola.

Fatin e njëjtë e ka edhe mbrojtësi Kyle Walker i cili ishte i huazuar nga Manchester City.

Komento: