‘Fshesa’ e Pirlos te Juventusi, njëri mes Ronaldos ose Dybalas do të largohet

19:01 | 13 August 2020

Pirlo mban takim me drejtuesit, njëri mes Ronaldos ose Dybalas do të largohet nga Juventusi.

Kanë qenë të shumta gjatë ditës lajmet që Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala do të largohen nga Juventusi.

Diçka të vërtetë ka në këtë mes, dhe kjo u kuptua pas një takimi që fillimisht dukej normal, ku Andrea Pirlos po e kompleton stafin e tij, ndërsa me klubin nënshkroi përgatitësi atletik, Paolo Bertelli.

Pirlo mësohet se ka pasur një takim me drejtorin e Juventusit, Fabio Paraticin.

Aty trajneri i ri mësoi se Juventusi nuk ka ndërmend t’i mbajë në organikë Ronaldon ose Dybalan, ku njëri prej të dyve do të duhet të bëjë gati valixhet për tu larguar.

Klubi bardhezi synon të ulë shpenzimet dhe nuk e sheh më të mundur që të mbajë në listën e pagave, Ronaldon që paguhet 31 milionë euro në vit dhe dhe Dybalan që po kërkon 15 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën.

Juventusi sa i përket sulmit ka ofruar deri tani Dajan Kulusevskin, ndërsa po punon për të ofruar njërin mes Arkadiusz Milik ose Edin Dzekos.

Mbetet të shihet për cilin lojtarë do të pranojë më shumë oferta Juventusi për ta liruar në fund.

Komento: