‘Fshesa’ e Rangnick, do të largojë tri figurat kryesore të Milanit

11:07 | 10 May 2020

Milan ka të ngjarë t’iu thotë lamtumirën Zlatan Ibrahimoviçit, Paolo Maldinit dhe Stefano Piolit, pas ardhjes së Ralf Rangnick që do të marrë një rol revolucionar.

Të gjitha shenjat tregojnë për mbërritjen e Rangnick në Milano këtë verë.

Ai do të ishte në krye të taktikave si trajner kryesor, por edhe i ngarkuar me tregun e transferimeve dhe të gjitha aspektet e rekrutimit të lojtarëve, për të cilin Sky Sportpretendon se është i ngjashëm me rolin që Sir Alex Ferguson kishte me vite në Manchester United, përcjell ORAinfo.

Me Rangnick shumë gjëra do të ndryshonin, me Stefano Pioli natyrisht të vendosur për t’u larguar si dhe drejtorin teknik Paolo Maldini, i cili nuk do të pranonte një rol margjinal në projekt.

Zlatan Ibrahimovic ndërkohë nuk i përshtatet qasjes taktike të Rangnick për shkak të lëvizjes së tij të kufizuar në sulm.
61-vjeçari është gati t’i japë një tjetër goditje të fortë botës së Milanit, dhe pas deklaratave të tij askush nuk mund ta mohojë më. /ORAinfo/

Komento: