‘Fshesa’ Juventus largon 6 lojtarë

20:11 | 22 Korrik 2019

Juventusi po punon edhe në shitje, gjashtë yjet që po iu kërkohet një mjedis i ri.

‘Zonja e Vjetër’ ka bërë një nga afatet kalimtare më të forta në vitet e fundit, ndërsa sipas tyre ende nuk ka mbaruar.

Por përveç blerjeve, mund të ketë edhe largime. Dy lojtarët që më së shumti u lakohet emri janë Sami Khedira dhe Blaise Matuidi. Të dy këta futbollistë nuk janë në planet e Maurizio Sarrit dhe “Zonja” po pret ofertat për t’i shitur.

Siç raporton “Tuttomercato.web”, për gjermanin Khedira ka oferta nga Turqia, ku Fenerbahçe ka shprehur shumë interesim.

Khedira mund të kthehet edhe në Bundesligë, ku disa klube kanë kërkuar informacione te Juve.

Në anën tjetër Matuidi kërkohet me ngulm nga Monaco, e cila sheh tek francezi një lojtar që do të ndihmojë shumë skuadrën në lojë shkatërruese.

Në shitje po ashtu janë edhe portieri Mattia Perin, që dështoi në teste mjekësore te Benfica, pastaj mbrojtësi Joao Cancelo dhe sulmuesit Mario Mandzukic dhe Gonzalo Higuain.

Komento: