
Tjetër largim nga Milani, lojtari transferohet te Hajduku i Splitit.
Stefan Simiç i ka dhënë fund aventurës së tij te Milani.
Mbrojtësi kroat, është larguar nga kuqezinjtë dhe është pranë Hajdukut të Splitit ku pritet vetëm firma për të qenë zyrtare, siç raporton “Milannews.it”.
Simiç luajti vetëm një ndeshje në Ligën e Europës me fanellën e Milanit këtë sezon dhe në janar, shkoi në huazim te Frozinone.
Te “Djalli” vihet re që spastrimi po vazhdon me ritme, pasi deri tani kanë qenë jo të paktë lojtarët që janë larguar.