Mbrojtësi kroat Stefan Simiç ka përfunduar qëndrimin e tij gjashtë-vjeçar në Milan për t’u bashkuar me ekipin kroat Hajduk Split.
Simic ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare me Hajdukun, edhe pse tarifa e transferimit mbetet e pazbuluar.
24-vjeçari u transferua te Milani nga Genoa në vitin 2013, por luajti vetëm një herë për Rossonerët, kundër ekipit nga Luksemburgu, Dudelange në Europa League sezonin e kaluar.
Përkundër mbiemrit të tij kroat, ai përfaqëson Republikën Çeke në nivel ndërkombëtar.
Simic është lojtari i shtatë që do të largohet nga Diavolo këtë verë pas Riccardo Montolivo, Ignazio Abate, Cristian Zapata, Andrea Bertolacci, Jose Mauri dhe Tiemoue Bakayoko. /ORAinfo/