‘Fshesa’ te Juventus, bëhen gati shumë largime

11:03 | 11 Maj 2019

Juventus bëhet gati për katër largime të ‘dhimbshme’.

Vera e vitit 2019 do të sjellë ndryshime të mëdha te Juventus.

Dështimi i radhës në Ligën e Kampionëve, ka bërë që drejtuesit e Juventus të mendojnë për një ‘revolucion’ në skuadër.

Mediet në Itali nuk përjashtojnë qëndrimin e Massimiliano Allegrit, i cili do të bindet me lëvizjet e fundit në skuadër.

‘Gazzeta dello Sport’ bën të ditur se Juventus po mendon largimin e katër lojtarëve, për të ‘ri-motivuar grupin’ për sezonin tjetër, përcjell lajmi net.

Lojtarët që do të sakrifikohen ose nxirren në shitje janë Miralem Pjanic, Paulo Dybala, Joao Cancelo dhe Douglas Costa.

Komento: