“Fshesa” te Juventusi, i largohen dy futbollistë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Fshesa” te Juventusi, i largohen dy futbollistë

13:20 | 14 Gusht 2019

Nga Juventusi po largohen dy futbollistë.

Monaco raportohet se po tentojnë transferimin e dyshes së Juventusit, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani.

Rugani dukej në rrugë të mirë për t’iu bashkuar Romës, por oferta e tyre për huazim me mundësi blerje në fund të sezonit, ka bërë që mbrojtësi të jetë interesuar më shumë për Monacon.

Skuadra franceze janë të gatshëm për transferim të përhershëm për Ruganin, sipas Gazzetta dello Sport.

Monaco po ashtu po negociojnë rikthimin e Matuidi në Ligue 1, dy vjet pasi ky i fundit la PSG-në për Juventusin.

Me transferimin e të dyve, Monaco synon të krijojë një skuadër të mirë, për të harruar sezonin e dobët që kaluan vitin e kaluar.

Komento: