‘Fshesa’ Zidani, përjashton dy lojtarë nga Real Madrid

13:04 | 20 July 2020

Reali fitoi titullin kampion, Zidani përjashton dy lojtarë nga skuadra që drejton.

Zinedin Zidan me dorë të hekurt. Tani që fitoi zyrtarisht titullin kampion ka filluar të japë mesazhe të qarta për futbollistët dhe për planin e së ardhmes.

Më parë nuk donte që të krijonte polemika, sepse ato mund të ndikonin në rezultat, ndërsa tani është më i lirë. Garet Bejl dhe Hames Rodrigez do të jenë të larguarit e parë nga Reali i Madridit.

Në ndeshjen e fundit, e cila luhet thjesht për statistikë, ai mund t’u jepte minuta duke qenë se gjatë sezonit nuk kanë luajtur sa duhet. Në fakt ka bërë të kundërtën.

I ka lënë të dy jashtë listës që publikoi dy ditë më parë për ndeshjen ndaj Leganesit, duke lënë të kuptohet që nuk do të mbështetet tek ata për të ardhmen.

Bejl prej disa ndeshjesh po bënte sjellje të pakuptueshme në stolin e rezervave, duke u larguar shpeshherë në dhomat e zhveshjes. Në ditën e festës së titullit ai thuajse nuk mori pjesë, duke qenë i tërhequr nga pjesa tjetër e skuadrës.

Komento: