‘Fshesë’ e madhe te Barcelona, pritet të largohen plotë lojtarë

11:06 | 16 August 2020

Spastrim te Barcelona – pas humbjes ndaj Bayern, vetëm katër lojtarë nuk janë në shitje.

Barcelona do t’i vë të gjithë lojtarët në shitje.

Humbja turpëruese ndaj Bayern Munich e ka vendosur Barcelonën në krizën më të madhe viteve të fundit.

Katalanët po përgatiten për ndryshime rrënjësore në skuadër dhe duket se këtë verë mund të ketë shumë largime.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, vetëm katër lojtarë të Barcelonës nuk janë në shitje, përcjell lajmi net.

Lionel Messi, Frenkie de Jong, Clement Lenglet dhe Marc Andre ter Stegen janë të vetmit që nuk preken.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet e radhës që pritet të fillojnë me shkarkimin e trajnerit Quique Setien.

Komento: