Liverpooli i gatshëm të shesë gjashtë lojtarë në verë, Xherdan Shaqiri pjesë e listës.
Klubi i madh anglez, Liverpooli është gati të shesë plot gjashtë lojtarë të ekipit të parë këtë verë.
Sipas mediumit britanik Daily Express, trajneri i Reds, Jurgen Klopp ka tashmë një plan të qartë për të financuar transferimet e reja gjatë verës.
Trajneri gjerman ia ka bërë të qartë klubit se është i interesuar të lejojë gjashtë lojtarë të largohen nga klubi.
Divock Origi, Dejan Lovren, Harry Wilson, Marko Grujic dhe Adam Lallana të gjithë mund të shiten këtë verë.
Përvec tyre në listë edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili nuk ka arritur të vendos veten në formacionin titullar.
Edhe mesfushori Naby Keita është gjithashtu emër i mundshëm për t’u larguar.
Klopp është i përgatitur t’i japë Keita edhe një sezon, por do të vazhdojë të shikojë në opsione për të forcuar mesfushën.