‘Fshesë’ te Barcelona, do të shesë pesë lojtarë të ekipit të parë në janar

16:14 | 06 Nëntor 2020

Barcelona do të shesë pesë lojtarë të ekipit të parë në janar për të mbledhur fonde shkaku i humbjeve të mëdha.

Barcelona është e gatshme të lerë pesë lojtarë të largohen në afatin kalimtar të janarit, me francezin Ousmane Dembele në mesin e tyre si emër i madh.

Gjigandët katalunas janë të vetëdijshëm se duhet të shesin lojtarë para se Ronald Koeman të mund të shtojë emra të rinj në skuadrën e tij në afatin e dimrit.

Koeman është i interesuar për sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay dhe mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, dy lojtarë që nuk arriti t’i nënshkruajë gjatë verës.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Dembele pritet t’i tregohet dera e daljes së bashku me Junior Firpo, Samuel Umtiti, Carles Alena dhe Martin Braithwaite.

Dembele u bashkua me Barcelonën nga Borussia Dortmund në 2017 dhe nuk ka arritur të shpaguajë çmimin e tij prej 105 milionë euro, pasi edhe ka qenë i penalizuar nga lëndimet.

Ashtu si Dembele, shoku i ekipit ndërkombëtar Umtiti ka pësuar një numër dëmtimesh dhe ka mbetur nën hije të Clement Lenglet.

Gara më e ashpër po zhvillohet në Nevada: Biden ka 0.6 për qind vota më shumë se Trump
“Ecja e Messit në fushë” po bënë bujë të madhe në rrjetet sociale

Firpo nuk po arrin ta gjej veten dhe vendin e titullarit që kur u bashkua nga Real Betisi, ndërsa Alena është i ardhur nga akademia ‘La Masia’, por nuk ka arritur ta bëjë kapërcimin e nivelit.

Braithwaite ishte një nënshkrim shokues nga Leganes në afatin e fundit të janarit pas dëmtimit në numrin e nëntë, Luis Suarez.

Të pesë lojtarët nuk janë parë si pjesë thelbësore e skuadrës së Koeman dhe klubi është i gatshëm të lejoj largimin për të fituar të holla.

Barca raportoi humbje prej 88 milionë funte në raportin e tyre më të fundit financiar dhe ende ka nevojë për të negociuar pagesa me yjet e ekipit.

Komento: