Kapitenët e Barcelonës nuk janë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm
Është bërë e ditur se cilët futbollistë nuk janë përfshirë në planet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.
Sipas “ESPN”, bëhet fjalë për Sergi Busquets, Gerard Pique, Jordi Alba dhe Sergi Roberto, transmeton Express.
Kontratat e Busquets dhe Robertos skadon verën e ardhshme, ndërsa Pique dhe Alba kanë kontrata të vlefshme deri në verën e vitit 2024.
Pique dhe Alba kanë humbur vendet e tyre në formacionin bazë këtë sezon. Busquets vazhdon të jetë një lojtar kyç dhe Roberto po luan rregullisht në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Kapiteni Busquets pritet të vendosë për të ardhmen e tij pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”, teksa spekulohet se ai do të transferohet në MLS pas përfundimit të sezonit.
Xavi vlerëson shkathtësinë e Robertos, por klubi katalanas do të donte të forconte pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe të mesfushës, nëse jo në janar, atëherë verën e ardhshme.
Situata është më e komplikuar me Pique, i cili në janar do të mbushë 36 vjeç dhe 33-vjeçarin, Alba. Atyre u kanë mbetur edhe 18 muaj nga kontrata dhe përveç pagave të mëdha, klubi atyre u detyrohet me shuma të konsiderueshme borxhi.