Chelsea planifikon shitjen e gjashtë lojtarëve.
‘Blutë’ e Londrës, përveç që do të aktivizohen për blerjen e disa lojtarëve, ku më e madhja pritet të jetë ajo e Timo Ëerner, ata do të kenë punë edhe me shitjen e lojtarëve.
‘The Sun’ raporton se Chelsea janë gati të heqin dorë nga një numër lojtarësh, dhe në listë tashmë janë gjashtë emra, transmeton lajmi.
Frank Lampard u ka dhënë dritën e gjelbër klubit që të shesin emra si Tiemoue Bakayoko, Emerson Palmieri, Davide Zappacosta, Danny Drinkëater, Mitchy Batshuayi e Victor Moses.
Shumica e këtyre lojtarëve kanë luajtur në huazim edhe gjatë këtij sezoni, kështu që tifozët e Chelsea nuk duhet të shqetësohen për rënie të kualitetit.
Përkundër se do të largojnë këta lojtarë, nuk pritet që ‘Blutë’ të mbushin arkat aq shumë, pasur parasysh krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi dhe hezitimin e skuadrave për të paguar për kartonët e lojtarëve.