Jo vetëm Firmino, edhe dy lojtarë të tjerë të Liverpoolit largohen në verë si të lirë.
Roberto Firmino i ka konfirmuar Liverpoolit se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Sulmuesi brazilian është duke kaluar në muajt e fundit të kontratës dhe i ka kumtuar klubit se do të largohet duke mos pranuar rinovimin.
Por jo vetëm Firmino, pasi në qershor pritet të largohen edhe dy futbollistë të tjerë nga Liverpooli si të lirë.
Dy futbollistët tjerë që pritet të largohen nga Anfield janë mesfushorët Naby Keita dhe Alex Oxlade Chamberlain.
Për mesfushorin afrikan The Reds ishin të interesuar të vazhdojnë kontratën, por Keita e ka refuzuar atë pasi dëshiron një aventurë të re.
Në anën tjetër sa i përket anglezit Oxlade Chamberlain, ishte ka qenë klubi që nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës duke e lejuar atë që në fund të sezonit të largohet si futbollist i lirë.
Përveç tre lojtarëve, në verë nga Liverpooli mund të largohen edhe Thiago Alcantara dhe Fabinho.