Manchester unitet i nxjerr në “pazar” tre futbollistë për të rregulluar financat.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është gati të shesë tre futbollist për të rritur financat e klubit.
Trajneri norvegjez tashmë ka filluar të shohë nga sezoni i ardhshëm dhe pritet të sakrifikoj Sanchezin, Smallingun dhe Rojon gjatë kësaj vere.
Ai është i vetëdijshëm se do të duhet të shesë para se të blejë, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale të pasigurt financiare si rezultat i efekteve të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Dhe sipas “Evening Standard”, klubi po parashikon se e ka të vështirë të gjente një blerës për ndonjë nga lojtarët e përmendur për këtë arsye.
Shitja e Sanchezit pritet të jetë më problematike duke e parë edhe pagën e lartë që kiliani merr në Old Traford.
Të tre lojtarët aktualisht janë të huazuar nëpër skuadra të ndryshme.