Si rezultat i revolucionit në klub, me Ralf Rangnick në ardhje për t’u bërë menaxheri i ri i Milanit, pritet të ketë disa largime nga ‘San Siro’.
Në total, janë gjashtë lojtarë që pritet ttë largohen.
Mediat në Itali raportojnë se Gigio dhe Antonio Donnarumma janë të destinuar të largohen nga kuqezinjtë. E njëjta gjë vlen edhe për Pepe Reina, tani me hua në Aston Villa, përcjell ORAinfo.
Asmir Begovic, i cili u bashkua nga Bournemouth në janar, mund të largohet përgjithmon nga Milan.
Treshja e portierëve të larguar mund të kompletohej nga i riu Alex Meret, në pronësi të Napoli, dhe produkti i Milanit Alessandro Plizzari.
Ndërsa për mbrojtësit, Andrea Conti, Davide Calabria, Mattia Gabbia, Alessio Romagnoli dhe Theo Hernandez janë vendosur të qëndrojnë.
Megjithatë, mediat në Itali raportojnë se Romagnoli dhe Hernandez janë duke u kërkuar nga gjigantët evropian dhe largimi i tyre nuk duhet të përjashtohet.
Ndërkohë, Mateo Musacchio dhe Leo Duarte pritet që të dy të largohen këtë verë.
Simon Kjaer, nga ana tjetër, shpreson se Milani do ta shpengojë atë për 2.5 milionë euro, megjithëse e ardhmja në Milan nuk është e sigurt. /ORAinfo/