Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, u ka bërë me dije James Rodriguezit dhe areth Bale se nuk llogarit në shërbimet e tyre.
Trajneri francez kërkon që me shitjen e këtyre dy lojtarëve, të përforcojë ekipin gjatë verës.
James ka humbur vendin e titullarit te “Mbretërit” sikurse Bale.
Bale ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2020, përderisa James deri në vitin 2021.