‘Fshesë’ te Real Madrid, ylli i madh po largohet

12:40 | 02 Janar 2021

Shkurtimi i buxhetit e “largon” Ramosin nga Reali.

Nuk është cudi, që kapiteni i Real Madridit të largohet pas shumë viteve në Bernabeu.

Negociatat me Sergio Ramosin për rinovimin e kontratës me Real Madridin kanë ngecur, kjo sipas AS, për shkak të shkurtimeve buxhetore te gjiganti spanjoll, krizë e shkaktuar nga pendemia COVID-19.

Ramosit i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe “Los Blancos” janë të vendosur t’i ruajnë shërbimet e kapitenit, por pandemia ka goditur financat dhe klubi ka rreth 300 milionë euro më pak në dispozicion.

Në këto kursime përfshihen edhe pagat dhe rinovimet e kontratave, me Realin që shpreson se Ramosi do të jetë shembulli i pranimit të uljes së pagave, për të nisur një epokë të re pas pandemisë.

Reali raportohet se i ka propozuar Ramosit shkurtim page, por me mbulesë pas pandemisë përmes bonuseve të ndryshme dhe tani mbetet të shihet nëse do të bëjë sadopak atë që thoshte vite më parë Ramos: “Për Realin, jam në gjendje të luaj edhe falas”.

Komento: