Fshesë të Real Madrid, Zidane largon tre lojtarë nga ekipi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fshesë të Real Madrid, Zidane largon tre lojtarë nga ekipi

10:13 | 23 Prill 2019

Tre lojtarë pritet të largohen nga Real Madrid në afatin e verës.

Zinedine Zidane do t’i largojë disa lojtarë nga Real Madrid, duke krijuar kështu hapësirë për transferimet e reja.

Trajneri francez u ka bërë me dije lojtarëve si, Marcos Llorente, Dani Ceballos dhe Sergio Reguilon, që të gjejnë një skuadër të re, përcjell lajmi.

Zidane dëshiron që të tre lojtarët të largohen nga Real Madrid në formë të huazimit te skuadra spanjolle apo edhe jashtë La Liga-së, në mënyrë që të fitojnë më shumë përvojë.

Tre lojtarët e talentuar janë pjesë e planeve të skuadrës spanjolle, por nuk kanë shumë hapësirë në planet e strategut francez.

Komento: