Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka paditur Shefki Kuqin. Në njoftimin e FSHF-së thuhet se Kuqi është paditur për shpifje.
Padia e FSHF-së ndaj ish-futbollistit të Finlandës, Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Kuqi më herët ka thënë se në fundvitet e ’90-ave i janë kërkuar para për t’u pajisur me pasaportë shqiptare dhe për ta përfaqësuar Shqipërinë.
Kuqi 46-vjeçar ka luajtur për Finlandën. Ai në 62 ndeshje ka shënuar tetë gola. Ka bërë karrierë të madhe si futbollist, duke luajtur edhe në Premier League.