Republika e Kosovës nga e premtja me 14 dhjetor do të bëhet me ushtrinë e saj.
Tani ka filluar edhe armatimi me i rëndë i saj.
Ditëve të fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ardhur një kontingjent prej 24 automjeteve të blinduara amerikane të tipit “HMMWV”, shkruan lajmi. net.
Këtë e ka konfirmuar Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Shala ka thënë për lajmi. net, se këto automjete ushtarake janë blerë nga buxheti i Kosovës mirëpo, nuk ka treguar vlerën e tyre.
Tutje, Shala ka treguar se FSK-ja do të pajiset edhe me 27 automjete të tilla në fillim të vitit 2019.
“Ky kontingjent është nga kontrata e blerjes kurse në fillim të viti të ardhshëm do të vije kontingjenti tjetër prej 27 HMMWV që është donacion nga SHBA-të”, ka treguar Shala.
Ndryshe në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar kontratë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e 51 autoblindave të tipit “HMMWV”, por as Qeveria nuk ka bërë të ditur vlerën e kësaj kontrate.