FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina

15:38 | 24 October 2024
fsk-ja-certifikon-grupin-e-peste-te-kursanteve-nga-ukraina

Forca e Sigurisë së Kosovës e ka certifikuar grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina të cilët për gjashtë javë ndoqën trajnimin nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët amerikanë të EUCOM.

Bëhet e ditur se gjatë këtyre javëve, kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt.

“Zëvendës Komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kolonel Skender Hoxha uroj kursantët për përfundimin e trajnimit dhe rendësin e trajnimit si dhe rolin fisnik të misionit të tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së

Më tej, në njoftim thuhet se grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin e tyre në njësitë e tyre në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera dhe zvogëlimin e rrezikut për popullin ukrainas.

Komento: