Shpëtohet 17-vjeçari që ndodhej nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.
Forcat e Sigurisë dhe Policia e Kosovës i ka dhënë dorën e fundit aksionit për shpëtimin e Ramë Lalajt, të riut 17-vjeçar që deri në orën 14:20 minuta ishte nën rrënojat e një shtëpie trekatëshe, në të cilën ndodhej ai me familje në momentin e tërmetit.
Dy pjesëtarë të tjerë të familjes nga Kënet e Durrësit kanë rezultuar të kenë ndërruar jetë, ndërsa njësitë e shpëtimit janë duke bërë përpjekje për nxjerrjen e anëtarëve tjerë, të cilët, ndryshe nga i riu, nuk zhvillojnë komunikim, raporton Koha.
Tre familjet Lalaj, që ndodheshin në të njëjtën ndërtesë të rrënuar, kishin prejardhje nga Kosova.