FSK-ja gati të ndihmojë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Marok

17:25 | 10 Shtator 2023
fsk-ja-gati-te-ndihmoje-ne-operacionin-e-kerkim-shpetimit-ne-marok

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Marok, pasi ky vend u prek nga një tërmet shkatërrues prej 6.8 ballë Rihter të shtunën.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka ofruar Marokut ndihmën për operacionin e kërkim-shpëtimit.

“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin maroken lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, ka shkruar Maqedonci.

Deri tani janë regjistruar mbi 2000 viktima nga tërmeti që goditi në afërsi të kryeqendrës Marrakesh.

Komento: