FSK-ja në Brezovicë, ja çka po ndodh

21:06 | 04 Shkurt 2019

FSK ka arritur që ta largojë ortekun e fundit të rrezikshëm në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Ky ortek ishte paralajmëruar të largohej të dielën, por për shkak të kushteve jo të mira atmosferike ishte shtyrë për të hënën.

Pas shumë vështirësive për shkak të mjegullës, pjesëtarët e FSK-së kanë arritur të largojnë edhe ortekun i cili ishte në afërsi të rrugës që të çon në Brezovicë.

Komento: