FSK-ja pjesë e Seminarit për Lidership Strategjik në Mbretërinë e Bashkuar

17:50 | 08 Korrik 2024
fsk-ja-pjese-e-seminarit-per-lidership-strategjik-ne-mbreterine-e-bashkuar

Shefi i Stafit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigadë, Ilir Qeriqi me ftesën e Mbretërisë së Bashkuar ishte pjesë në Seminarin për Lidershipin Strategjik të mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes në Mbretërisë se Bashkuar.

Seminari kishte në fokus lidershipin në nivelin strategjik, modelet e lidershipit, etika, menaxhimin dhe administrimin e ndryshimeve strategjike në aspektin e vendimmarrjes në nivelin strategjik, përcjell Klankosova.tv.

Ushtarakë të lartë nga 20 vende të botës diskutuan për ngritjen dhe avancimin e lidershipit në kohën e kërcënimeve, zhvillimeve globale në fushën e sigurisë si dhe përvojat e ndërveprueshmëri në mes aleatëve.

Komento: