FSK ndihmon Shqipërinë në një operacion kërkimi për një person që humbi në rrjedhën e lumit Mat

11:56 | 29 Janar 2026
fsk-ndihmon-shqiperine-ne-nje-operacion-kerkimi-per-nje-person-qe-humbi-ne-rrjedhen-e-lumit-mat

Forca e Sigurisë Kosovës është angazhuar në një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.

FSK tha se iu bashkua për ndihmë autoriteteve shqiptare pas ndihmës së kërkuar nga ato.

“Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili i është bashkuar Operacionit në Kolosit, të Republikës së Shqipërisë, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat”.

Komento: