FSK nuk u përfshi në Ligjin për Paga, por ja çka do të ndodh

20:10 | 02 March 2019

Pa ngritje të pagave nuk do të mbet askush që është pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Shumë zhurmë u bë për Ligjin e Pagave në Kosovë. Institucione të ndryshme e kundërshtuan këtë dokument, me arsyetimin se u uleshin pagat.

Por, asnjë zë nuk u dëgjua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Në fakt, ky mekanizëm i sigurisë nuk është i përfshirë fare në ligjin për pagat.

Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes, pagat i kanë të rregulluar me ligjet për Ministrinë e Mbrojtjes e Ligjin për FSK’në.

Por, pa ngritje të pagave nuk do të mbet askush që është pjesë e ushtrisë së Kosovës.

T7 ka siguruar një dokument që tregon harmonizimin e pagave sipas këtyre dy ligjeve, e që pritet të zbatohet nga muaji i ardhshëm.

Sipas këtij dokumenti pagën më të lartë do ta ketë grada e Gjenerallejtnantë.

Kjo i bie që komandanti i FSK’së, nga mbi 1500 euro sa ka pagën aktualisht, do ti ngritët paga në 1912 euro si pagë bazë.

Grada e dytë që do të ketë pagën më të lartë do të jetë ajo e gjeneralmajorit që do të ketë të ardhura 1731 euro.

Më pas renditet pozita gjeneral brigade me të ardhura mujore prej 1567 euro.

Ndërkohë të gjitha gradat nga ajo e kapitenit deri tek koloneli do të kenë pagë mbi 1 mijë euro.

E ngritje pagash kanë edhe nën oficerët.

Grada, Rreshter Major i Komandës ose Rreshter Major i FSK’së do të ketë pagë prej 1053 euro.

Ndërkohë, paga më e ultë do të jetë ajo e ushtarit të thjeshtë që do të ketë pagë prej 525 euro.

E edhe rekrutët e rijnë do të kenë pagë prej 262 euro.

Ndërkohë për të ndodhur një gjë e tillë, kanë insistuar në Komisionin për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK’së.

Shala, thotë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të punës specifike që kanë Ushtria e Kosovës dhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Forca e Sigurisë së Kosovë, tani është në fazën e tranzicionit të plotë në Ushtri të Kosovës.

Ndërsa, Ministra e FSK-së, tashmë e ka marr emrin si Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, jashtë ligjit për pagat kanë mbetur edhe zyrtarët e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

Edhe kjo është bërë për arsye të sigurisë dhe ndjeshmërisë së punës që e kanë këta zyrtar.

Komento: