Kosova po e shënon 20 vjetorin e çlirimit të vendit dhe hyrjen e trupave të NATO-s.
Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do të parakalojnë në kazermën “Adem Jashari” për nder të 20-vjetorit të çlirimit të vendit.
Me një fjalë rasti ushtarëve do t’u drejtohet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi, gjithashtu është edhe Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës.