
Në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (ICC 2026), që po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë, po merr pjesë Rreshteri Major i Forcës së Sigurisë së Kosovës, OR9 Ilir Rama.
Konferenca, e organizuar nga Komanda Aleate e NATO-s për Transformim (ACT), mbledh liderë të lartë të nënoficerëve nga NATO, vendet partnere dhe institucione të ndryshme ushtarake, me fokus në sfidat e sigurisë dhe prioritetet strategjike.
Gjatë punimeve të konferencës, Rreshteri Major i FSK-së ka zhvilluar takime me homologë nga vendet e NATO-s dhe partnerët pjesëmarrës, si dhe ka prezantuar vizionin e Komandës së Forcës së Sigurisë së Kosovës për zhvillimin e nënoficerëve në FSK.
Në këtë konferencë po trajtohen çështje që lidhen me situatën e sigurisë globale, mësimet e nxjerra nga operacionet dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet vendeve aleate dhe partnere.