FSK po rritet, edhe 650 pjesëtarë do t’i bashkohen

13:05 | 26 January 2019

Reth 650 pjesëtarë të rinj do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FSK ka nisur të zbatojë pakon e ligjeve për ushtrinë, e cila ka hyrë në fuqi më 21 janar 2019. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama ka marrë mandantin edhe për 5 vjet të jetë në krye të ushtrisë.

Në një intervistë për Radio Kosovën, gjeneral Rama, tha se shumë shpejt ky institucion do të lansojë një fushatë për rekrutimin edhe të 650 pjesëtarëve të rinj. Fokusi do të jetë edhe tek pjesëtarët e minoriteteve.

“Së shpejti, ne do të marrim ushtarë të rinj, sepse për kadetë përzgjedhjen e bëjmë varësisht prej nevojave që i kemi, sepse ne bëjmë një parallogari sa oficerë shkojnë në pesnion, sa mund të jenë të larguar për shkaqe diciplinore dhe mbi bazë të këtij vlerësimi e caktojmë nurmin e kadetëve që ne zakonisht i përzgjedhim deri në 20 dhe në atë “javën e ferrit”, diku 5 apo 6 e lëshojnë sepse nuk mund të përballojnë. Këtë vit do të bëjmë rektrutimin për 650 ushtarë të rinj. Pas përzgjedhjës me të gjitha kriterët që duhen, gjysma e tyre do të jenë pjesë e FSK-së në këtë vit, në pjesën e dytë të vitit. Pjesa tjetër do t’i kryen trajnimet bazike, sepse kur ata përzgjedhën nuk nënshkruajnë kontratë derisa nuk e kryejnë trajnimin bazik, i cili do të jetë 12 javë. Gjysma tjetër do të fillojnë në janar të 2020”, ka thënë ai.

Komento: