Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me shërbimin në Turqi, Forcat e Armatosura të Kosovës po vazhdojnë ta dëshmojnë veten në rrafshin ndërkombëtar.
Kurti ka thënë se deri tani ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar 3 qytetarë të mbetur nën rrënoja.
“Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja – përfshirë dy fëmijë. Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar”, ka shkruar Kurti në Twitter.