FSK publikon rezultatet për kandidatët që kaluan testin

19:48 | 17 Prill 2019

Shumë të rinjë kanë aplikuar në konksursin e FSK-së.

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë publikuar listën e kandidatëve të cilët kanë kaluar fazën e parë të testimeve në konkursin publik për rekrutimin e rekrutëve (OR1), ushtarëve që do të shërbejnë në komponentën aktive të FSK-së.

Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët konkurrojnë mund të pranohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kërkesat dhe kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes.

Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të trajnimit bazik dhe gjatë kësaj kohe kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Pas përfundimit të trajnimit bazik rekrutët marrin gradën e ushtarit.

Komento: