FSK reagon për zjarrin në kazermën e Istogut: Për shkaktarët, do të merren ekspertët kompetentë

18:41 | 26 Janar 2023

Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar pas djegies së një kazerme në Istog.

Sipas njoftimit, zjarri shpërtheu këtë të enjte rreth orës 11:30 në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, në një objekt montazh, të trashëguar nga KFOR-i spanjoll, që sipas tyre është ndërtuar pas luftës në Kosovë.

“Përhapja e zjarrit është bërë shpejt për shkak të materialit lehtë të ndezshëm dhe vjetërsisë së objektit reagimi ishte i menjëhershëm nga ekipe të FSK-së, dhe të zjarrfikësve nga Komunat Istog, Klinë dhe Pejë ku dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin për të mos u përhapur në objektet tjera afër, dhe pas disa orësh zjarri është shuar plotësisht”, thuhet në reagimin e FSK-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se në këtë incident, nuk ka lëndime në perosnel, por vetëm dëme materiale, teksa thuhet se për shkaktarët që çuan deri te zjarri do të merren ekspertët kompetentë.

Komento: