Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ekipi i FSK-së pas më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, njëra vajzë e moshës 13 vjeçare.
“Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, ka shkruar ai.
Postimi i tij:
Lajm i mrekullueshëm!
U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, njëra vajzë e moshës 13 vjeçare.
Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm.