FSK teston kapacitetet në fushën e komunikimit

15:08 | 22 November 2024
fsk-teston-kapacitetet-ne-fushen-e-komunikimit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka testuar kapacitetet e ndërlidhjes në ushtrimin fushor të komunikimit “Sinjali 2”, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve operacionale në këtë fushë.

Sipas FSK-së, qëllim i këtij ushtrimi është testimi i kapaciteteve të komunikimit të të gjitha njësive në nivel operacional dhe taktik për ofrimin e komandim-kontrollit në mbështetje të operacioneve luftarake, mbështetjes me shërbime përmes rrjeteve dhe sistemeve të teknologjisë informative.

“Përveç ngritjes, modernizimit dhe ofrimit te shërbimeve te C4I , është testuar edhe qëndrueshmëria e rrjeteve/sistemeve dhe monitorimi nga Qendrat Komanduese”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Foto nga Forca e Sigurisë së Kosovës

Komento: