FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

14:03 | 07 Maj 2024
fsk-trajnohet-per-automjetet-luftarake-vuran

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikas të automjeteve luftarake Vuran.

Këtë e ka bërë të ditur përmes FSK një postimi në Facebook  ku edhe  janë publikuar fotografi nga trajnimi.

“Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikas të automjeteve luftarake Vuran”, ka njoftuar FSK.

Tutje u tha se Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërinë dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s.

Komento: