FSSHK paralajmëron protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

09:08 | 14 November 2024
fsshk-paralajmeron-proteste-para-ministrise-se-shendetesise

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të organizojë protestë sot para Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mos-nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale.

Komento: