Ftesa e Haxhiut për takim me familjarët e të dënuarve, djali i Veselit thotë se nuk u kontaktua nga Presidenca

22:45 | 22 Shtator 2026

Klestor Veseli, i biri i Kadri Veselit, edhe sonte është pjesëmarrës në protestën mbështetëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Veseli është pyetur nga mediat nëse është ftuar nga presidenca për takim, sikurse u raportua në media se Albulena Haxhiu do t’i ftojë familjet e ish-krerëve të UÇK’së pas aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale, shkruan Insajderi.

Ai e ka mohuar shkurtimisht se ka marrë ndonjë ftesë nga presidenca.

“Unë personalisht jo”, ka thënë Klestor Veseli.

Komento: