Ftesa e Kurtit për formimin e institucioneve, PDK mbledh Kryesinë

17:00 | 09 Korrik 2026
ftesa-e-kurtit-per-formimin-e-institucioneve,-pdk-mbledh-kryesine

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nis mbledhjen e kryesisë së partisë, ku ndër të tjera pritet të shqyrtohet edhe ftesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për takim lidhur me formimin e institucioneve të reja.

Para mbledhjes, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e pyetur sa i përket thirrjes për takim për formimin e institucioneve të reja nga partia Vetëvendosje ajo nuk dha koment.

“Nuk kam çka me thënë pa shkuar në mbledhje”, tha ajo.

E lidhur me ftesën ndaj krerëve të partive politike nga kreu i VV-së, Albin Kurti,  lajmin ekskluziv pak më herët e ka dhënë Gazeta10.

EKSKLUZIVE: Kurti fton në takim Hamzën, Abdixhikun dhe Gjinin

Komento: