Ftesa e Prokorurisë Speciale ndaj Kurtit, avokati Jashari: U ftua si qytetar, jo si kryeministër

19:08 | 11 December 2024
ftesa-e-prokorurise-speciale-ndaj-kurtit,-avokati-jashari:-u-ftua-si-qytetar,-jo-si-kryeminister

Avokati, Arbër Jashari ka reaguar lidhur me ftesën që i bëri Prokuroria Speciale e Kosovës kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Jashari thotë se, ftesa e Prokurorisë për Albin Kurtin, nuk është në cilësin e kryeministrit por në atë të qytetarit, pasi sipas tij, pozita politike apo funksioni në shoqëri nuk janë të rëndësishme në këto raste.

“Kjo nuk është një ftesë për kryeminstrin Albin Kurti por për qytetarin Albin Kurti. Kur merrni thirrje nga gjykata ose prokuroria: pozita politike, funksioni apo statusi në shoqeri, nuk janë të rëndesishme. Krejt çka është e rendësishme është pozita procedurale”, ka shkruar Jashari.

Postimi i tij i plotë:

Kjo nuk është një ftesë për kryeminstrin Albin Kurti por per qytetarin Albin Kurti.

Kur merrni thirrje nga gjykata ose prokuroria: pozita politike, funksioni apo statusi në shoqeri, nuk janë të rëndesishme. Krejt çka është e rendësishme është pozita procedurale.

Këtu kryeministri është ftuar në cilësi të DESHMITARIT dhe si i tillë, e ka për obligim të paraqitet para organi të akuzes, në menyrë që të pergjigjet në çështjet të cilat janë në interes të prokurorit. E pse kjo ftesë tash? Atë më se miri e di prokurori.

Komento: