Ftesa epike e Selin dhe Gimbos për Rogertin, në dasmën e sotme

15:00 | 05 Mars 2026
ftesa-epike-e-selin-dhe-gimbos-per-rogertin,-ne-dasmen-e-sotme

Selini dhe Gimbo pritet të “kurorëzohen” sonte, sipas traditës së “Big Brother VIP Albania”, ndërsa që nga mbrëmja e kaluar ata kanë nisur të shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Mbrëmë ata organizuan edhe “festën e beqarisë”, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Çifti u argëtua duke kërcyer dhe kënduar me banorët e tjerë të shtëpisë, ndërsa festa përfundoi me një moment plot humor, kur ata u hodhën në pishinë.

Vëmendje ka marrë ftesa që iu bë Gertit.

Ftesa e dasmës:

I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti,

Duke uruar që udhëtimi yt mbrëmë Tiranë-Londër të ketë shkuar mirë, të njoftojmë me keqardhje që ne po martohemi në shtëpinë që ti vendose të lije mbrëmë.

Në këto kushte, jeni i lutur të ndizni TV në dy kanalet BBVA 1 dhe BBVA 2 dhe të ndiqni kurorëzimin e dashurisë sonë.

Urojmë dashuria jonë të të frymëzojë dhe të të bëjë të ndjehesh më pak keq për veten tënde që nuk u bëre njeri i mirë kurrë.

Komento: