Ftesa që i është bërë Remit në Gjykatën Speciale, ja ҫfarë thotë Albin Kurti

21:53 | 07 December 2018

Gjykata Speciale i ka bërë ftesë Rrustem Mustafës, e për këtë ka folur edhe Lideri i VV-së, Albin Kurti.

Ai ka thënë se tashmë po kuptohet se pse partia e tij ishte kundër kësaj gjykate që nga fillimi”

“Gjykata Speciale është padrejtësi e pashembullt ndaj një populli e lufte çlirimtare. Kur u miratua kjo Gjykatë, VV ishte kundër dhe jemi kundër edhe sot. Unë besoj që qytetarët por edhe politikanët po e kuptojnë se sa me të drejt Vetëvendosja ishte kundër kësaj gjykate.

Mendoj se duhet ta shohim saktësisht se çfarë është kjo ftesë.

Ne ende nuk e dimë se komandant Remi me 14 janar me çfarë cilësie po shkon.

Prandaj është dëm i madh të flasim për ato çfarë dëgjojmë.

Për bindjen time, ka mundësi që Gjykata Speciale të duket vetëm si potencialitet, e jo të ketë efekt” ka thënë Kurti.

Komento: