Gjykata Speciale ka ftuar edhe personin e pestë për intervistim.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Safet Syla është i ftuari i pestë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.
Syla, në një bisedë telefonike me Insajderin, ka thënë se është ftuar të martën nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
“Gjatë ditës së djeshme edhe sot më kanë ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit hetues, ndërsa sot intervistimin e kam në orën 09:00”, ka thënë Syla.
Në këtë fund vit veçse kanë filluar të dalin emrat e parë të personave që janë ftuar nga Gjykata Speciale. Katër personat e parë që janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim janë: Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sami Lushtaku.