Ftohtë edhe ditët në vijim

17:15 | 13 Janar 2022

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të vazhdojnë që temperaturat të jenë të ulëta në Kosovë.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Moti për dy ditë 14-15.01.2022

Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë. Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Komento: