Fundi i luftës 20-vjeçare, ky është ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli

09:41 | 31 August 2021

Ushtria amerikane ka shpërndarë në faqet e mediave sociale një fotografi të asaj, ku thotë se është ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli dje, duke shënuar fundin e luftës 20-vjeçare në Afganistan.

Gjeneral Chris Donahue, komandant i Divizionit të 82 -të Ajror, është fotografuar duke hipur në fluturimin e fundit që u nis mesnatën e së hënës nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin afgan. Fotografia është bërë me dylbi.

“Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani, ” tha USCENTCOM përmes Twitter.

Komento: