Fundi i tetorit, këto temperatura na presin sot e nesër

07:58 | 27 Tetor 2022

Vazhdon mot i ngrohtë edhe sot e nesër

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Edhe dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte.

Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare, njofton IHMK.

Komento: