Fundjavë e vranët dhe me shi në Kosovë

15:59 | 04 Tetor 2024
fundjave-e-vranet-dhe-me-shi-ne-kosove

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiut.

Të shtunën do të ketë temperatura deri në 19 gradë Celsius, ndërkaq të dielën deri në 17 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të kohëpaskohëshme të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.  Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë deri mesatare”.

“Të dielen do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme parashihet me kushte të mira meteorologjike, me temperatura mbi 20 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Komento: