
Furgonët e Policisë së Kosovës të angazhuara në aksionin e sotëm janë nisur nga qyteti i Prizrenit, duke transportuar një numër rekord të personave të arrestuar.
Ky mobilizim vjen në kuadër të aksionit policor në Prizren, ku rreth 150 komisionerë janë ndaluar për dyshime të manipulimit të votave.
Në aksion janë parë shumë automjete policore që janë nisur në kolona nga Prizreni drejt stacioneve policore, ku të arrestuarit janë ndarë në dy lokacione të ndryshme për procedura të mëtejme.
Ndryshe, kryeprokurori Petrit Kryeziu, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbajë një konferencë për media gjatë ditës së sotme, ku do të shpalosen detaje shtesë lidhur me këtë rast./IO